Kina ka raportuar 143 raste në 24 orë, sipas autoriteteve shëndetësore.
Ky është numri më i lartë i të infektuarve që nga 20 janari. 108 prej tyre ishin raste lokale ndërsa pjesa tjetër raste të importuara.
Shumica e rasteve lokale u regjistruan në provincën lindore të Jiangsu dhe provincën qendrore të Henan.
Numri i rasteve të reja asimptomatike ishte 38, nga 39 një ditë më parë.
Kina ka shënuar 93.969 raste dhe 4,636 viktima që nga fillimi i pandemisë.