Misitria e Shëndetësisë publikon ueb faqen që informon qytetarët rreth vaksinimit në kohë reale

Është publikuar një web faqe nga Misitria e Shëndetësisë, ku mbanë të informuar qytetarët rreth vaksinimit në kohë reale.

Ky web informon qytetarët rreth vaksinimit dhe çdo deatji të mundshëm.

Këto të dhëna mund të gjenden lehtë në faqen e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, tek kolonat e veçanta rreth COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëendetësisë, qytetarët po vazhdojnë të vaksinohen dukshëm më shumë, gjë që konfirmonë punën e mirë dhe të organizuar të stafit mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19 në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë, 9 gusht 2021

Ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin.

Atë mund ta gjeni lehtë në web faqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi „COVID-19“, dhe më pas nënmenynë “Statistikat COVID-19” për të krijuar qasjen në Covid Dashboard.

Aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.

Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19.

Me respekt,
Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh