Oriola Marashi na ka njoftuar me nënën e saj.
Modelja shqiptare e ndjekur dhe e shumë përfolur në mediat rozë vazhdon të ketë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Ndryshe nga postimet e saj, së fundmi ajo na ka prezantuar me nënën e saj të cilës i ka ngjasuar aq shumë si të ishin motra.
“Copy-paste”, shkroi Oriola sipër imazhit duke bërë me dije ngjashmërinë që ka me të ëmën.
Ndryshe, modelja vazhdon të jetë mjaft e angazhuar sa i përket botës së modelimit.