Administrata Tatimore e Kosovës në funksion të luftimit të ekonomisë jo-formale gjatë këtyre ditëve ka inspektuar aktivitetin e sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar.
Gjatë këtyre inspektimeve zyrtarët e ATK-së kanë ka lëshuar 1,429 gjoba për mospajisje me arkë fiskale dhe moslëshim të kuponit fiskal, te 62 kompani, të cilat janë përcjell për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.
Sipas ATK-së, të gjitha këto aktivitete janë duke u ndërmarr në kuadër të planit operativ të veprimit për periudhën korrik-shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë të tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektojë sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara dhe gjendja e tyre në relacion me obligimet tatimore nuk është në nivelin e duhur.