Adele mund të ketë fatin të jetë këngëtarja e ardhshme që do të ketë rezidencën e saj në LA.
Krijuesja e hitit, ‘Someone Like You’, ka mundësinë të ketë koncerte në Sin City, duke ndjekur hapat e muzikantëve si Mariah Carey, Celine Dion, Cher, Sir Slton John dhe Jennifer Lopez.
Nëse Adele do të merrte një rezidencë, ajo mund të fitonte një shumë të madhe parash dhe do të ishte një udhëtim i lehtë për të pasi do të fluturojë me aeroplan privat për 40 minuta nga shtëpia e saj në Los Angeles në Sin City për çdo koncert.
Mirror Online ka kontaktuar përfaqësuesit e Adele për koment.
Thashethemet për rikthimin e shfaqjes live të Adele vijnë katër vjet pasi ajo pranoi se nuk mund të performojë përsëri live.
“Ndoshta nuk do të të shoh më kurrë në një shfaqje live – kush e di – por këtë do ta mbaj mend për pjesën tjetër të jetës sime”, kishte thënë ajo.