Copën e mrekullueshme të mishit të viçit marinoni në mënyrën më të mirë!
Përbërësit:
▪ 2 bërxolla mish viçi,
▪ vaj ulliri,
▪ kripë, piper,
▪ 120 g gjalpë,
▪ një lugë majdanoz të grirë,
▪ një lugë të vogël mustardë,
▪ një lugë rozmarinë të grirë imët,
▪ një lugë lëng limoni,
▪ një lugë mjaltë.
Përgatitja:
Bërxollat lyeni me vaj ulliri dhe kriposni. Lërini të qëndrojnë, më së miri gjatë natës.
Lini gjalpin që të shkrihet në temperaturë dhome. Përzieni me rozmarinën, majdanozin, mustardën, mjaltin dhe lëngun e limonit.
Mbështilleni në folie të tejdukshme dhe lëreni të ftohet. Mund ta lini në frigorifer edhe disa ditë.
Bërxollat nxirrni nga frigoriferi me kohë që të jenë në temperaturë dhome.
Piqni në tigan nga të gjitha anët nga 3 – 6 minuta, sipas shijes suaj.
Shërbejini bashkë me gjalpin e aromatizuar dhe pomfritin, – ose me shtojca të tjera, sipas shijes suaj.
Ju bëftë mirë!