Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pranimi testeve për Covid-19 nga Qeveria Kurti ishte një marketing i madh për Serbinë në mediet më të mëdha ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
TESTET QË I PRANOI KURTI E PARAQITËN SERBINË PARA BOTËS SI SHTET TË NDIHMËS DHE SOLIDARITETIT
Nuk ka aspak rëndësi a janë përdorur apo a do të asgjësohen 1,000 testet nga Serbia.
Pranimi i këtyre testeve nga Qeveria e Kurtit ishte një marketing i madh për Serbinë në mediet më të mëdha ndërkombëtare. Papritur Serbia e cila ishte përgjegjëse për mijëra viktima në Kosovë, ishte shndërruar në shtet të ndihmës dhe solidariterit për Kosovën.
Pa pikën e turpit, Kurti e kishte quajtur këtë “ndihmë” nga Serbia si gjest të mirë. Pra, nga një Serbi kriminale Kurti po përkujdesej që Serbinë ta paraqiste si një shtet që bën gjeste të mira.
Që nga viti 1990 dhe deri në 17 prillin e 2020-es nuk do të gjeni lajm më të mirë për Serbinë. Albin Kurti dhe Qeveria e tij ka arritur që Serbisë t’ia sigurojë ballinën e mediave të fuqishme ndërkombëtare me një super-reklamë.