“Corazon” vjen nesër nga 2 Ton

Reperi i njohur po sjell këngën e re së shpejti.

2Ton është ndër artistët shqiptar më aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij.

Artisti kishe paralajmëruar se po punonte për një projekt të ri muzikor tash e disa javë dhe si duket pritjes i erdhi fundi, ai ka zbuluar se së shpejti po sjell projektin e ri muzikor përmes Instagramit.

 

2Ton sot ndau një video në Instagram ku shihen disa sekuenca nga klipi muzikor i ri i reperit, këngë kjo  me titull “Corazon”e cila vjen nesër në Youtube.