Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë ka bërë thirrje për shmangie të produkteve të mishit.
Qoftet janë pothuajse ushqimi më i kërkuar i qytetarëve gjatë pauzave të punës.
Mirëpo produktet e mishit nuk po preferohen për ushqim në këto ditë të nxehta.
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje publike për shmangie të këtyre ushqimeve gjatë këtyre ditëve.
E këtë thirrje të Institutit po e mirëpresin një pjesë e qytetarëve.
Sipas tyre ky është një vendim i duhur për shkak të temperaturave të nxehtë.
Mirëpo ka edhe të tjerë që thonë që nuk do ta marrin parasysh paralajmërimin e IKSHKPK-së e do të vazhdojnë të ushqehen me mish e suxhuk.
Por ata që e kanë vërejtur më së shumti këtë thirrje janë pronarët e qebaptoreve.
Këtyre u ka rënë puna këto ditë pas lajmërimit që ka bërë IKSHPK.
Ndonëse nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave kanë thënë u ka rënë puna këto ditë.
Madje sipas tyre, kjo gjë po ndikon keq në biznese sepse edhe vitin e kaluar nuk kanë pasur mundësi të punojnë me kapacitete të plota për shkak të pandemisë.