Ky ishte posteri i VV-së sa ishte opozitë kundër bllokave nga Serbia, tash ua hoqi edhe taksën

Qeveria me në krye Albin Kurtin ka hequr taksën ndaj bllokave me prejardhje nga Serbia, masë kjo që ishte vënë në vitin 2016.

Gjatë kohës që ishte në opozitë, partia e Kurtit, Vetëvendosje, trumpetonte krejt ndryshe.

Atë kohë, VV kishte krijuar një poster për bojkotimin e produkteve serbe, të ilustruar pikërisht përmes blerjes së bllokave ndërtimore nga Serbia.

Në të paraqitej një tank që po largohej nga Kosova, dhe një kamion që po hynte në Kosovë i mbushur me materiale ndërtimore.

Vozitësi i tankut sipas ilustrimit pyeste atë të tankut se “a mund t’iu shes tulla atyre”? teksa ai i tankut kinse i përgjigjej se “i bëra rrafsh me tokë, tani ti e ke rradhën”.

Heqja e taksës për bllokat ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Ministrja Hajdari është arsyetuar se taksa ka pasur validitet pesë vite dhe e njëjta është larguar automatikisht, madje duke sulmuar mediat për dezinformata.