“Dorëzohet” Vjosa Osmani, dekreton edhe anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ

PDK-së i është dekretuar edhe anëtari i dytë në KQZ.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari që ishte dekretuar i pari nga kjo parti, Arianit Elshani, shkruan lajmi.net.

Kyu i fundit ka thënë se me këtë vendim morën fund orvatjet e pushtetit për t’ia vjedhur mandatin PDK-së dhe koalicionit VAKAT.

Në media ishte raportuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani po do t’i bëj vend në KQZ një anëtareje të Listës Guxo.

Postimi i plotë i Elshanit:

Orvatjeve të pushtetit për ta vjedhur mandatin e PDK’së dhe koalicionit VAKAT në KQZ u erdhi fundi.

Me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, u konfirmua ajo çfarë kemi thënë që nga fillimi se kërkesa e pushtetit është e papranueshme dhe në kundërshti me frymën kushtetuese, që garanton përfaqësimin dhe pluralizmin politik.

Prandaj sot u dekretua anëtari i dytë i PDK’së, Ilir Gashi me të cilin bashkë do të angazhohemi për ruajtjen dhe avancimin e kredibilitetit të KQZ’së, ruajtjen e secilës votë të qytetarëve që vullneti i popullit të shprehet drejtë e i paprekur nga manipuluesit e zgjedhjeve.

Urime Ilir!.