Lady Kitty Spencer, si modele dhe ambasadore globale e Dolce & Gabbana, nuk kishte si të mos zgjidhte markën luksoze për fustanet e dasmës së saj me Michael Lewis. Ajo zgjodhi jo një, as dy, por pesë fustane D&G.
Spencer, mbesa e Lady Diana-s, zgjodhi një fustan me mëngë të frymëzuar nga epika Viktoriane. Dizajneri Domenico Dolce tha për Tatler se Lady Kitty donte që “veshja e saj kryesore të ishte mjaft tradicionale dhe e pakohë”.
Stefano Gabbana tha se ashtu si të gjithë anglezët, modelja ishte e fiksuar me lulet – me të gjitha llojet e luleve.
Gjatë fundjavës së dasmës, Spencer veshi një fustan blu me tyl dhe lule të qëndisura.
Pasi tha “Po, pranoj”, ajo ndërroi fustanin kryesor me një fustan mëndafshi të bardhë, të zbukuruar me lule dhe kristale.
Për festën, Lady Kitty gjodhi një fustan të qëndisur me rruaza ari dhe argjendi.
Përpos këtyre, nusja veshi edhe një fustan mëndafshi të zbukuar me temina dhe lule, shkruan Anabel.
Lady Spencer është vajza e madhe e vëllait të Princeshës së Uellsit, Charles Spencer, Earl Spencer i 9-të. 30-vjeçarja është një modele profesioniste që bëri debutimin e saj në pasarelë për Dolce & Gabbana në vitin 2017. Fejesa e saj me 62-vjeçarin u njoftua në janar 2020 dhe ata u martuan pas më shumë se dy vitesh lidhje.
Michael Lewis është një biznesmen në industrinë e modës dhe kryetar i Foschini Group. Kjo është martesa e dytë e Lewis. Ai është baba i tre fëmijëve.