Dje ishte ditë zie në Kosovë.
Në shenjë respekti për 10 viktimat në Kroaci, presidentja Vjosa Osmani shpalli dje ditë zie
Disa nga klubet e vendit bashkë me artistët e respektuan këtë ditë duke anuluar koncertet e planifikuara të mbaheshin për dje.
Ndërkohë që pati të atillë që nuk e respektuan dhe vazhduan ti mbanin koncertet e parapara.
Një nga këngëtaret që nuk e anuloi koncertin ishte edhe Dafina Zeqiri, e cila mbrëmë e ‘kalli’ atmosferën në Prishtinë.
Theksojmë, se Rina, Tayna, Melinda, Capital T, Elvana, janë disa nga artistët të cilët anuluan koncertet e djeshme.