Modelja u bë nënë për herë të parë.
Dhe, Arbenita Ismajli po e shijon kohën me vajzën derisa po ndan edhe postime në rrjete sociale.
Së fundmi, ka publikuar imazhe të reja e veshur me një fustan të shkurt me ngjyrë të bardhë teksa ka pozuar e buzëqeshur para kamerës.
Bukuroshja brune ka ekspozuar figurën e saj perfekte trupore ku pranë mban karrocën e vajzës.
Ndryshe, Arbenita tashmë po e kalon kohën më shumë me vajzën e saj dhe siç duket ka pauzuar pak nga setet fotografike.