Ramë Lahaj për aksidentin në Kroaci: Dje përcolla vëllain për Gjermani, as nuk guxoj ta mendoj se çfarë dhimbje kanë familjarët e viktimave

Ramë Lahaj u shpreh i emocionuar për aksidentin e djeshëm në Kroaci me udhëtarë kosovarë.

Dje ka ndodhur një aksident tragjik me udhëtarë Kosovarë të cilët po vinin nga Gjermania në Kosovë.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit

Ramë Lahaj zbuloi në Facebook se ai dje kishte përcolli vëllain e tij për në Gjermani teksa thotë se nuk mund të imagjinojë dhimbjen e familjeve të cilët kanë humbur familjarët e tyre në aksident.

“Dje me sabah e përcolla vllaun e dyte per Gjermani. Nji nat’ përpara u mundova me i ba pak muhabet, ia shtrova nji darke, e ia knova do kange qe i ka per qef – se e kish shkrumu malli qe nji vjet.
Per me ba ma me shume shyhret percjelljen e tij per gyrbet u mledhen krejt anetaret e familjes, ani pse Nana s’mujti me na u bashku. S’mujti se e kan lane kamte tu nga mas neve, i ka rrite 8 fmije. Po na se nalem shyhretin tu e dite qe ajo lumturohet kur e din qe na po knaqem.
E dje gjate dites morra vesh per aksidentin ne Kroaci ! Me njiqin pune rreth festivali, nuk mujsha me u nal’- e u permbajsha, po mrena isha mush’ tan lot vaji. M’doket nja dhjet here e kam thirre vllaun me e vertetu qe o mire.
As me i qu ment spo guxoj se çfare dhimte kan familjart e tyne. Spo guxoj se s’jam qaq i fort’. Po Zotit pi lutna qe shpirtat e tyne t’bardhe me gjete qetsine ne parajse.
Krejt familjarve e bashkatdhetarve ngushllimet ma t’sinqerta. Zoti u dhashte foce e gajret”, shkroi Ramë Lahaj i emocionuar në Facebook.