Valon Syla sulmon pushtetin për skandalin e “tiketave ngjitëse”: Dorëheqje, hetim, burg

Analisti i njohur politik, Valon Syla, ka qenë i ashpër pas pezullimit të marrëveshjes së dyshimtë për tiketat ngjitëse.

Ai ka kërkuar “hetime dhe burg” për ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishin.

Çmimin e tiketave ngjitëse ai e ka konsideruar “haraç” derisa ka kërkuar veprime nga kryeministri Kurti për këtë çështje.

“Kush je ti o Hysen Durmishi, kurdo me nënshrku, kurdo me tërhjek nënshkrimin. Monarki a? Që ka qef shpesh me përmend Albini.

Dorëheqje. Hetim. Burg.” – ka thënë z. Syla.

Statusi i plotë:

Ku është Albin Kurti? Veç hetime dhe burg për këta hajduka si Hysen Durmishi e Liburn Aliu që e nenshkruan, haraçin 5 euro me etiketa. Tash po thonë e tërheqa nënshkrimin. Kush je ti o Hysen Durmishi, kurdo me nënshrku, kurdo me tërhjek nënshkrimin. Monarki a? Që ka qef shpesh me përmend Albini.

Dorëheqje. Hetim. Burg.