‘Specave me gjizë’ në Los Anxhelos, Rita Ora e ‘flaktë’ mbas ushqimit tradicional shqiptar

Këngëtarja nuk ka turp të tregojë se i pëlqen ushqimi shqiptar kudo që është.

Prindërit e Rita Orës tash e disa javë po shijojnë bukuritë natyrore shqiptare.

Vera Ora së fundi u shfaq duke gatuar një ushqim tradicional shqiptar, nga bregdeti i Ulqini teksa shpjegoi se si ajo ka përgatitur ‘gjizë me speca’.

Vera tregoi se ajo ka blerë speca të kuq të cilët do t`i bashkonte me gjizën dhe disa domate me erëza për një mëngjes të shijshëm.

Dhe si duket Rita ishte ajo e cila e pyeti atë se si t`i bënte ato në Los Anxhelos, vendin të cilin po qëndron për momentin, për të punuar rreth projekteve të reja.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi Vera në mbishkrimin e videos.