Presidentja Osmani arrin në Japoni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni për t’i përcjellë nga afër Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Këtë e konfirmoi vetë Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Arritja në Tokyo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë që e publikoi në Instagram.

Kosova në Japoni ka shkuar me 11 sportistë që janë duke e përfaqësuar vendin në xhudo, boks dhe mundje.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Japoni, presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësues të Japonisë.