Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se pas vendimit të GJND-së, OKB ka miratuar rezolutën që thërret për dialog mes Kosovës dhe Serbisë i cili në Bruksel zhvillohet për statusin e marrëdhënieve të dy shteteve.
“Sot mbushen 11 vjet kur GJND-ja vulosi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Pas më pak se dy muaj, OKB miratoi një rezolutë që thërret për një dialog për paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel është për statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve”, ka shkruar kryeministri.
Kujtojmë se në përgjigjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë thuhej “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.