Ministria e Shëndetësisë bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit njofton se janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.577 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 18 persona.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 114.