Gjendja e ujit të pijshëm në rrugën ‘Muharrem Fejza’

Banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë nuk po përballen vetëm me problemin e rrugës.

Edhe pse pati mungesë të ujit të pijes për disa orë, në momentin që u kthye furnizimi me ujë i njëjti ishte në gjendje aspak të mirë.

Në një video të dërguar në redaksi të lajmi.net shihet qartë se uji në fjalë është tërësisht i ndotur.

Nga banorët është theksuar se kjo nuk është hera e parë që furnizimi me ujë në këtë anë vie me ndotje të madhe e që bëhet tërësisht i papërdorshëm.