Ajo ka kaluar muajin e kaluar në Francë duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë Javës së Modës dhe Festivalit të Filmit në Kanë .
Bella Hadid shfrytëzoi në maksimum mjedisin e saj mahnitës ndërsa pozonte për një foto sesion të shkurtër në ballkonin e saj.
Duke ndarë një mori fotografish në Instagram dje (e mërkurë), supermodelja 24-vjeçare dukej fenomenale ndërsa shfrytëzonte sa më mirë orën e artë.
Bella rrezatonte me një bluzë ku shkruhej “Miss Dior” me një tegel ngjyrë rozë që plotësonte fytyrën e saj të nxirë.
Ajo e kompletoi veshjen me një palë pantallona Pucci të stampuara. Flokët e saj dredha u kapën në një topuz të hijshëm, ndërsa si aksesorë zgjodhi disa vath.
Në shkëlqimin e saj pa dyshim që ndihmoi romanca e saj me Malc Kalman, e cila u zyrtarizua në fillim të këtij muaji pasi ndau një çast të puthjeve të tyre ndërsa ishin në Kanë.