Aksioni i PSD-së, kërkohet shkarkimi i Hysen Durmishit

Partia Socialdemokrate është duke zhvilluar një aktivitet pranë ndërtesës “Rilindja”.

Në aktivitetin e zhvilluar pranë ndërtesës “Rilindja”, kjo parti ka vendosur fotografinë e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi në monedhën e “5 eurove”.

“Pas presionit të madh publik, pas aksionit të fuqishëm dhe guximit të medieve, zv.ministri Durmishi vendosi ta pezullojë. Kjo erdhi si rezultat i asaj që u zbulua se aty po bëhej hajni dhe krijim i monopolit”, tha anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta.

Ajo tha se me këtë pezullim, nënkuptohet se është bërë shkelje.

“Pezullimi supozon se aty është një shkelje dhe dëm i bërë. Ministri Aliu duhet të deklarohet, Qeveria duhet të deklarohet për këtë skandal, Durmishi duhet të shkarkohet”, shtoi ndër të tjera.

Aksioni vjen pak ditë pas atij që ishte kundër vendosjes së “tiketës ngjitëse” ku u arrestuan kreu i PSD-së Dardan Molliqaj dhe disa anëtarë të tjerë të partisë.