Vajza e Mariah Carey, Monroe, bën debutimin në modelim

Vajza 10-vjeçare e Mariah Carey, Monroe, po ndjek vërtet gjurmët e mamasë së saj të famshme, duke portretizuar një version më të ri të këngëtares në një reklamë të re për OshKosh B’Gosh.

Reklama që ka të bëjë me rikthim në shkollë, e quajtur “Today Is Someday”, sjell fëmijë të adhurueshëm në versionet e fëmijërisë së Carey, Muhammad Ali dhe Outkast.

Monroe, të cilën Carey e ndan me ish-burrin e saj Nick Cannon, kanalizon nënën e saj super yll në moshën dhjetë vjeçare, e veshur me tuta dhe duke pozuar ndërsa këndonte në një furçë flokësh.

“Një ditë, do të jetë ndryshe. Meloditë që jetojnë në kokën time, një ditë do të jetojnë në krye të top listave. Këngët në zemrën time do të prekin miliona zemra”, thotë Monroe në video.

“Si një vajzë e vogël, isha e vendosur të realizoja ëndrrat e mia. Tani si nënë, më sjell kaq shumë gëzim kur shoh fëmijët e mi të përfytyrojnë dhe zhvillojnë ëndrrat që mbajnë në zemrat e tyre”, tha Carey, 51 vjeç.

“Ne e bëmë fushatën sepse e duam mesazhin e fuqizimit të fëmijëve për të ëndërruar me guxim dhe për të ndriçuar rrugën e tyre”.