Nuk ju duhen as ndërhyrje e as trajtime, këto truke do ju ndihmojnë të dukeni shumë herë më të reja

Mos harroni manikyrin dhe pedikyrin.

Jetojmë në një botë ku të dukurit më të rinj është një nga gjërat që vlen më shumë. Plakja është e pashmangshme, por ka disa mënyra për ta ngadalësuar atë.

Para se të mendoni për operacionet dhe trajtimet e shtrenjta, provoni këto këshilla të thjeshta për t’u dukur më të reja.

Së pari, jini të lumtura. Stresi ju bën të dukeni më të vjetra. Ai shkakton rrudha dhe të vjetrit kishin të drejtë kur thoshin “Mos qëndro e nevrikosur se të dalin rrudhat”.

Ushtrimet e rregullta dhe një stil jetese aktiv janë gjithashtu të rëndësishme.

20 pompa në mëngjes pasi të zgjoheni nuk do t’ju bënin dëm.

Një tjetër këshillë që vlen shumë, është të pini sa më shumë ujë.

Kthejeni në detyrë ndaj vetes për të pirë dy litra në ditë të paktën.

Nëse do të mbulonit me ujë nevojën për lëngje, do të eliminonit edhe nevojat e trupit për sa më shumë lëngje.

Përshtatni në stil veshjesh ‘in’. Përdorni ngjyra të lehta dhe investoni për stilin tuaj.

Kujdesuni për fytyrën. Mbani regjim të shëndetshëm.

Mos harroni të aplikoni laps vetullash sepse vetullat e bukura janë shumë të lidhura me një pamje të re të fytyrës.

Mos harroni manikyrin dhe pedikyrin.

Gjithashtu shmangni grimin e rëndë.