Pjesët e veshjeve në këtë nuancë të verdhë janë trendi kryesor për verë!

Nuanca diellore është ideale për përmirësim të humorit, është vibrante dhe optimiste dhe pikërisht do të ishte bukur që më shpesh ta shihnim.

Na nevojiten pak ushtrime që të përsosim kombinimin e së verdhës por ta mbizotëruar këtë leksion mode.

Siç thonë influencueset, çelësi është ta kombinoni me copa të shndritshme, në të bardhë, krem ose ngjyrë livande.

Ideja më e mirë është që të filloni nga detajet siç janë sandalet dhe çanta e lëkurës, dhe kur të arrini vetëbesimin kaloni në pjesë më të mëdha, mirëpo kujdes, le të jetë e verdha e pastër, printet janë e gjithë kategoria e re e lojës së modës.

Kjo ngjyrë na rikujton pushimin, kënaqjen në rreze dielli dhe përgjithësisht lehtësinë e jetës.

Në të vërtetë, e verdha, në njëfarë mënyre, është simbol i shpresës.

Vallë, a nuk na është kjo aktualisht më shumë se e nevojshme?