“Aborti im ishte një nga përvojat më të vështira të jetës sime. Nuk doja t’i tregoja askujt, nuk doja as të më ofronin ndihmë. Por pastaj lexova historinë e abortit të Chrissy Teigen dhe fillova të mos ndihem e vetmuar”. —A.K
Po të bësh një kërkim në internet mund të gjesh më shumë 50 emra të personazheve të njohura të cilat kanë kaluar abort spontan dhe janë kthyer në mbështetje për shumë nëna të tjera me mesazhet e tyre.
Këtu janë disa nga ata emra: Bethenny Frankel, Beyoncé, Carrie Underwood, Chrissy Teigen, Claire Holt, Gabrielle Ruiz, Gabrielle Union, Gwyneth Paltrow, Deborra-Lee Furness, Kimberly Brook, Jana Kramer, Kristie Alley, Lisa Ling, Lisa Marie Presley, Eudoxie Mbouguiengue, Meghan McCain, Michelle Branch, Michelle Obama, Nicole Kidman, Pink, Prince, Wendy Williams.
Ti nuk je vetëm
Gjëja e parë që shumica e këtyre grave duan që ju të dini është se nëse jeni e dëshpëruar për humbjen, duhet ta kuptoni që ju nuk jeni vetëm.
Mesazhi kryesor: Aborti është më i zakonshëm sesa mund ta mendoni. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, 12% deri në 15% të shtatzënive humbasin deri në javën e 20-të të shtatzënisë dhe shumë më tepër kanë humbur para se të njihej një shtatzëni.
2. Dëshpërimi ka një afat kohor
A do t’ju habiste fakti se asnjë studim shkencor nuk ka demonstruar ndonjëherë se ka një sekuencë të pastër, universale të fazave kur shëroheni nga një pikëllimi? Hidhërimi është më shumë një përzierje ndjenjash që vijnë dhe ikin, dhe secili prej nesh funksionon përmes ndjenjave me ritme të ndryshme.
Mesazhi kryesor: Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për t’u pikëlluar dhe nuk keni pse të zgjidhni të gjitha problemet për të ecur përpara. Jeta nuk funksionon në atë mënyrë dhe as trajtimi i pjellorisë ose udhëtimi i ndërtimit të familjes.
3. Nuk është faji juaj
Vetëfajësia mund të jetë një përpjekje për të rritur ndjenjën tonë të kontrollit. Nëse besojmë se jemi përgjegjës për telashet tona, mund ta bëjmë vetveten të besojmë se kemi fuqinë për ta rregulluar atë duke u relaksuar ose duke pasur mendime pozitive – të dy ide të mira, por kjo nuk është një ygjidhje për të gjithë. Historitë e njerëzve të famshëm na ndihmojnë të kuptojmë se një abort spontan është diçka që ju ka ndodhur, jo diçka që keni bërë.
Michelle Obama i bën jehonë kësaj kur flet për abortin në librin e saj, ‘Becoming’: Ne ulemi në dhimbjen tonë, duke menduar se disi jemi thyer. Unë mendoj se është gjëja më e keqe që ne i bëjmë njëra-tjetrës si gra, të mos ndajmë të vërtetën për trupat tanë dhe mënyrën se si funksionojnë”.
Mesazhi kryesor: Fajësimi i vetes për një abort spontan është i pasaktë dhe shton lëndimin. “Ishte kaq e papritur” dhe jo “Ishte faji im”.
4. Ju nxisin që ta ndani historinë tuaj
Ju mund të dëshironi që aborti juaj të jetë privat sepse nuk doni këshilla të pakërkuara, nuk doni të dëgjoni historitë e abortit të të gjithë të tjerëve, etj.
Gjeni mbështetjen që ju nevojitet dhe dijeni që nuk jeni vetëm në këtë udhëtim. Të gjithë mund të duan ndihmë dhe të gjithë mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, shkruan Class.
5. Ka gjithmonë një mënyrë…
Meqenëse koha është zakonisht një faktor i rëndësishëm në trajtimin e pjellorisë, përpiquni të vazhdoni të ecni përpara pas një aborti spontan. Sqaroni të gjitha opsionet e disponueshme për ju dhe të gjitha informacionet rreth asaj që mund t’jua ketë shkaktuar abortin spontan.
Ju nuk keni pse dorëzoheni, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë!