Një incident si nëpër filma është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Podujevë.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur në afërsi të shtëpisë së tij kanë zbritur nga një motoçikletë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së ankuesit.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja dhe 2 predha.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dyert e shtëpisë së ankuesit dhe një veturë me targa vendore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.