Për helmimin e qytetarëve të Deçanit është folur edhe sot në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se pusetat atje janë të qasshme dhe siguria nuk është në nivel.
“Pusetat janë të qasshme, rezervuari mund të jetë lehtë i qasshme. Klorizimi është bërë në mënyrë manuale. I gjithë sistemi është i brishtë. Nëse e shohim sistemin ne vendin tonë e sidomos në rastin në fjalë duhet ta kemi të qartë që ky sistem të jetë i komprometueshëm, situata të tillë mund të kemi edhe në të ardhmen”, tha Aliu.
Ai tha gjithashtu se pasë parasysh këtë situatë, një vërshim uji mund të shkaktojë një situatë të kontaminimit të ujit.
Ministri gjithashtu tha se nga kontrollet e bëra në terren, është parë se i gjithë sistemi duhet të inspektohet dhe të merren masa të mëtutjeshme.