Genci feston ditëlindjen, publikon foto nga fëmijëria në veshje tradicionale

Këngëtari i dashur feston sot ditëlindjen.

Genc Prelvukaj këngëtari i cili pëlqehet shumë për muzikën disavjeçare që prodhon ka njoftuar fansat dhe ndjekësit se sot ka ditëlindjen.

Këngëtari ka mbushur të 40-tat, ani pse pamja e tij nuk të jep këtë përshtypje.

 

Si rrallë herë Genci ka sjellë një foto nga fëmijëria teksa shfaqet me veshje tradicionale.

“Ky në foto jam unë. Para shumë viteve.

P.S. Sot e kam ditelindjen. Shkojme me urimet 😀”, ka shkruar Genci sipër fotos.

 

Rikujtojmë se reperi kosovar ka disa vite që është fejuar me Eni Koçin.

 

Ndryshe, “Stay” është projekti i fundit i reperit reperit në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash Eagle.