Si çdo familje tjetër angleze, William dhe Kate e kanë përjetuar me shumë mërzi humbjen e kombëtares në finalen e madhe.
Një video e tyre bashkë me të voglin George nga tribuna e stadiumit po bën xhiron e rrjetit së fundmi.
Me shumë emocion dhe reagime tipike tifozësh, familja mbretërore na tregoi edhe njëherë tjetër se janë si çdo familje normale.
Më i prekur se të gjithë është 7-vjeçari, i cili nuk e priste humbjen e kombëtares ndaj Italisë.
Video që po qarkullon është realizuar nga një fans i tyre.