Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Llugagji rreth orës 11:00, ndërsa ishin përfshirë dy vetura.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Llugagji, respektivisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, deri më tani një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.