Një qytetar në Podujevë ka raportuar se i janë djegur dy ara me grurë në sipërfaqe prej rreth 35 ari.
Sipas njoftimit të policisë, vlera e dëmit nuk dihet ende.
Pas raportimit të rastit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrëfikësit dhe ekspertin e zjarrit, por ende nuk dihen shkaqet që e shkaktuan zjarrin.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.