Kate Moss është fytyra e re markës Skims të Kim Kardashian

Në fushatën verore të Skims, legjenda 47-vjeçare e modës pozon ‘topless’ në pantallona nga marka, ndërsa në shkrepje të tjera, ajo modelon sytjena në hije të zezë, të bardhë dhe bezhë.

“Unë u takova për herë të parë me Kate në 2014 përmes Riccardo Tisci dhe u godita menjëherë nga humori i saj, bukuria autentike dhe klasike – ne kemi qenë mikesha që nga ajo kohë!”, shkroi Kardashian në Twitter .

 

“Ajo është ikona e modës, që përcakton një brez të tërë stili dhe jam e nderuar që e paraqes atë si fytyrën e re të SKIMS këtë verë!”, shtoi ajo .

 

Megjithëse dyshja kanë qenë mikesha për vite, ato vizituan Vatikanin së bashku me vajzën 18-vjeçare të Moss, Lila, vetëm muajin e kaluar.

Vizitë kjo që ngjalli reagime të shumta për shkak të veshjes së Kim.

Vera duket se do të jetë e suksesshme për markën, pasi ekipi i SHBA-ve do të vishet me rrobat e tyre në Lojërat Olimpike.