Njësia e Reagimit të Shpejtë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut gjatë mbrëmjes së kaluar ka identifikuar 12 automjete me regjistrim të skaduar.
Poashtu përgjatë kësaj kohe zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe identifikuar 29 raste të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik.
“Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndër to janë identifikuar 12 automjete në qarkullim me regjistrim të skaduar me ç’ rast u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor”, thuhet në njoftimin për media.
Poashtu u theksua se mbështetja e njësisë së NJRSH-së po reflekton në parandalimin dhe efikasitetin e angazhimin e përgjithshëm për siguri në trafik dhe rendin publik