Masat e reja/ Ky është vendimi për teatrot dhe bibliotekat

Sot janë miratuar masat e reja nga Qeveria e Kosovës.

Tani teatrot dhe bibliotekat mund të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.

“Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore , muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/ sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve)”.