Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas vendimit të fundit, do të lejohet mbajtja e ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00.
Klubeve të natës do t’u lejohet muzika deri në orën 01:00. Atyre u lejohet lirimi i hapësirës deri në orën 01:45.
Shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës.
Kurse të premten dhe të shtunën do të lejohen deri në orën 00:00.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë duhet shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulësve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.
Ata nuk mund të kenë më tepër udhëtarë sesa që posedojnë ulëse.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në 3 udhëtarë.
Këto masa të reja do të hyjnë në fuqi sot.
Fotografitë janë marrë nga KOHA.