Një mbrëmje gala me plot spektakël emocione dhe surpriza dhuroi nata finale e “Miss Universe Albania and Kosovo.
Në këtë mbrëmje u zgjodhën dhe dy vajzat më të bukura të Shqipërisë dhe Kosovës, Ina Dajçi për Shqipërinë dhe Tutti Sejdiu për Kosovën.
Dy fitueset do të përfaqësojnë dy vendet në Miss Universe 2021.
Vëmendje mori dhe historia e trishtë e bukuroshes kosovare viktimë e trafikimit që në moshën 13-vjeçare, Tutti Sejdiu.
Ndërkohë u ndanë dhe çmimet te tjera si Miss Earth Kosova Vonesa Aliaj, miss Earth Shqipëria Ornela Karuku, apo Miss Wolrd Shqipëria Joana Qose.
Ndërkaq shoqëruesja e dytë e miss-it u shpall Fabiola Elezaj dhe shoqëruesja e tretë Sara Domi.