Kanye ndahet edhe nga modelja Irina Shayk

Kanye West dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse kishte pasur zëra që ata jane në kulmin e lumturisë, duket se çdo gjë ishte falso.

Sipas “Page Six”, reperi i kishte kërkuar modeles ta shoqëronte në Paris për një shfaqje mode por ajo e kishte refuzuar.

“Ajo e pëlqen Kanye-n si shokë, por s’do një marrëdhënie me të. Nuk do të donte as të përflitej publikisht si e lidhur me të, siç ndodhi së fundmi kudo nëpër internet.”

Irina po deklarohet single dhe mjaftë e lumtur.

Por tani se cila është e vërteta e raportit të tyre pas kaq shumë vitesh, mbetet të zbulohet në vazhdim.