Këngëtarja e njohur shqiptare ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.
Rrezarta Shkurta i ka dhënë fund beqarisë derisa ka ndarë pamje nga ceremonia.
Ceremonia e tyre është zhvilluar në një nga bregdetet shqiptare në një jaht luksoz dhe me një dekor të mrekullueshëm.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotove të publikuar në rrjetet e saj sociale teksa ka treguar edhe unazën e martesës.
“Një dashuri nga dashuria ime. E punuar me shumë dashuri”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, Rrezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha ka vite që kanë bashkëjetuar dhe çifti kanë edhe një vajzë.