Partnerja e Ronaldos i mahnit të gjithë në Majorka, këto pamje s’duan fjalë

Koha për të pushuar dhe “armiku” numër një kundër temperaturave të larta në këtë korrik është plazhi.

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, po shijon çdo ditë të pushimeve në bregdetin e bukur spanjoll.

Herë në jaht e herë në det, bukuroshja tërheq vëmendjen përmes rrjeteve sociale. Shumë mund ta kenë edhe zili.

Këtë herë Georgina ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram dhe na shfaqet si një sirenë deti duke u zhytur.

 

Shijoji Georgina pushimet, e “mos të pikastë syri i keq”. Për ty paska qenë kjo jetë…