Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

Jorginho ishte lojtari kryesor i Italisë në mesfushë gjatë “Euro 2020”.

Jorginho duke folur për La Gazzetta dello Sport ka treguar sesi zgjodhi të përfaqësojë Italinë para Brazilit.

Në fakt, Jorginho është me origjinë braziliane dhe ka lindur atje, por ka vendosur të përfaqësojë Italinë dhe në fakt u bë lojtari kryesor në mesfsuhën “Azzurre”.

Ai theksoi se Italia i ka hapur shumë dyer në karrierë dhe për këtë nuk është menduar dy herë.

“Kam luajtur edhe për Italinë U-21, sapo erdhi ftesa nga Italia unë e pranova atë menjëherë”, tha ai.

“Sinqerisht e shikoja Brazilin si diçka të largët, dhe jam rritur në Itali ku kam qenë pjesë e akademisë së Veronas që kur isha i vogël”, shtoi ai.

“Unë luajta për Italinë U-21 në disa miqësore, pastaj në vitin 2017 mora ftesën për kualifikimet e Kampionatit Botëror me Suedinë, por në këtë periudhë më kërkonte edhe Brazili”, tha Jorginho.

“Unë ëndërroja të luaja për Brazilin, por e dija që Italia ishte në vështirësi dhe kishte një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Suedisë, kur kam pasur nevojë unë, Italia më ka hapur dyert dhe më ka ndihmuar”, vazhdoi ai.

“Nuk munda t’ja kthej shpinën, në zemrën time thashë me vete: ‘Jo, Italia ka nevojë për ty’. Kështu që në atë moment morra vendimin ta përfaqësoj Italinë dhe jam shumë i kënaqur”, përfundoi Jorginho.