Pfizer i dërgon letër Odës së Mjekëve të Kosovës, kjo është arsyeja

CAMBRIDGE, MA. - NOVEMBER 9: Pfizer Inc., Pfizer"u2019s early data shows COVID-19 vaccine is more than 90% effective on November 9, 2020 in Cambridge, Massachusetts. (Staff Photo By Matt Stone/ MediaNews Group/Boston Herald)

Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar një letër nga kompania farmaceutike Pfizer.

Njoftimi ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes farmaceutike të një produkti i cili ka efekt të shpejtë në trajtimin e disa sëmundjeve.

Bëhet fjalë për produktin Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg.

“Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që tani gjendet në treg është prodhim me monohidrat të laktozës nga qumështi i lopës si ekscipient. Reaksionet serioze alergjike janë raportuar te pacientët alergjik në proteinat e qumështit të lopës të cilët janë trajtuar intravenoz ose instramuskular me Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Cial 40 mg pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që përmban laktozë”, thuhet në letrën e dërguar nga Pfizer.

Njoftimi i plotë i Odës së Mjekëve të Kosovës:

Të nderuar anëtarë të OMK-së

Po ju drejtohemi me këtë njoftim në lidhje me një kërkesë që e kemi pranuar nga kompania farmaceutike Pfizer e cila është si mëposhtë:

Si rezultat i ndryshimit të përbërjes farmaceutike të produktit Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg (Methylprednisolon), kompania Pfizer ka përgatitur një dokument (Direct Healthcare Professional Communication) i cili përfshinë të gjitha të dhënat në lidhje me këtë ndryshim. Ky dokument është aprovuar nga departamenti i farmakovigjilencës pranë AKPPM (shih në attach) dhe tani po shpërndahet tek Ju.

Luteni që tani e tutje lidhur me produktin e lartëcekur të i referoheni këtyre të dhënave të bashkangjitura në këtë njoftim.