Naser Ramadani vaksinohet kundër COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK, Naser Ramadani është vaksinuar sot me vaksinën kundër COVID-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të IKSHPK-së për medie, ku i është bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

IKSHPK-ja ka bërë apel për vaksinim me vaksinën kundër COVID-19 për shkak se sipas tyre kështu do të mbrohen qytetarët nga infektimi.

Përmes këtij njoftimi, IKSHPK-ja ka siguruar edhe një herë qytetarët për sigurinë e vaksinave kundër virusit, duke thënë se beteja kundër virusit do të fitohet vetëm me vaksinim.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar! 

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Dr. Assoc. Naser Ramadani sot u vaksinua kundër COVID-19.
Vaksinohuni edhe Ju!🙏
1. Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.
2. Të gjitha Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe të gjitha të APROVUARA nga EMA dhe FDA (Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane)
3. Vaksinohuni për shëndet tani!
4. Beteja fitohet vetëm me vaksinim!