Çështja e Asociacionit, Petkoviq tallet me Bislimin: Dukej më i vogël se një farë lulëkuqeje

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka ironizuar me pamjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, duke thënë se në Bruksel dukej “më i vogël se një farë lulëkuqeje”.

“Bislimi thotë se disa institucione paralele duhet të shfuqizohen, në mënyrë që ky të jetë kusht që ata ta formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai nuk përmendi diçka të tillë në Bruksel, ku ishte më i vogël se një farë lulëkuqe”, tha Petkoviq, raporton Kosovo Online.

“Kam konstatuar se këto struktura, Serbia nuk është duke i ngritur pa ndonjë arsye, dhe që ata kanë si synim legalizimin e të njëjtave përmes asociacionit. Poashtu kam shtuar se vetëm atëherë kur në Kosovë të mos funksionojë asnjë strukturë paralele serbe; kur nuk do ketë financim ilegal nga Serbia dhe kur askush në Evropë të mos e kontestojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, mund të ulemi dhe diskutojmë seriozisht për modalitetet më të përshtatshme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve, natyrisht, nëse edhe vetë minoritet e konsiderojnë këtë të nevojshme, duke përmendur faktin që pas hedhjes poshtë të asociacionit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, asnjë serb i Kosovës nuk protestoi por vetëm Beogradi reagoi”, ka shkruar Bislimi