Arrestohet pejani që shtiu me armë në oborrin e shtëpisë

Një banor i fshatit Novosellë të Pejës është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

I njëjti është arrestuar pasi që në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtënë me armë zjarri.

Është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 11 fishekë, një pistoletë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.