Një taksist është grabitur dje në Drenas.
Sipas Policisë, rastin e ka denoncuar taksisti i cili ka deklaruar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, thekson policia.