Punime në rrugë, Policia apelon që të shfrytëzohen rrugët alternative Vushtrri- Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut, përkatësisht Njësia e Trafikut Rajonal ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së qarkullimit rrugor .

“ Në funksion të kësaj e mbi bazën e vlerësimit analitik e faktik të gjendjes në trafikun rrugor në fokus rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e Vushtrrisë, ku për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc ditëve të fundit në këtë segment rrugorë rrjedha e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve po zhvillohet me e ngadalësuar si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata. Andaj Policia apelon tek të gjithë veçanërisht banorët e zonave Mitrovicë e Vushtrri, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales t’i shfrytëzojnë rrugët alternative: Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri Prilluzhë me kyqje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut, në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë.