Penelope Cruz shijon pushimet me familjen në Itali

Aktorja Penelope Cruz ka zgjedhur të pushojë në Itali së bashku me familjen e saj.

Menjëherë pasi ajo dhe bashkëshorti Javier Bardem  përfunduan xhirimet e filmave përkatës u nisën drejt shtetit fqinj.

 

Ata u panë të zhyteshin në ujërat  e plazhit italian së bashku me djalin Leo dhe vajzën e tyre Luna. Arratisja vjen pasi 47-vjeçarja, përfundoi xhirimet e filmit të ardhshëm aksion të titulluar “The 365”. Mësohet se në këtë film do të jetë e pranishme edhe aktorja e njohur Nicole Kidman.

Çifti janë takuar për herë të parë në 1992 ndërsa po xhironin një dramë spanjolle, por ata e nisën lidhjen e tyre dashurore në vitin 2007. Tre vite më vonë, ata u martuan në një ceremoni private në Bahamas.