Sot para objektit të Qeverisë së Kosovës është protestuar në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ish-ushtarë të UÇK-së sot u mblodhën për të protestuar sërish me parullat “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”.
Protesta u organizua nga ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Gashi.
Ata kanë këruar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, duke bërë thirrje që edhe Qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim.
Protesta e tyre nuk është e para për këtë arsye, ngase ata kanë protestuar edhe herë të tjera.